Raporti i BE-së, kompanitë kineze zënë vendin e parë në investimet për kërkim-zhvillim

2017-12-18 09:44:35 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, Komisioni Europian publikoi raportin për renditjen e kompanive globale në investimet për kërkim-zhvillim në vitin 2016. Sipas raportit, vitin e kaluar kompanitë kineze janë renditur në vendin e parë për sa i përket rritjes së investimeve në kërkim-zhvillim. Investimet e kompanive kineze në këtë drejtim kanë pasur një rritje prej 18.8% në krahasim me vitin 2015, kurse të kompanive të ShBA-së dhe të BE-së përkatësisht 7.2% dhe 7%. Ndërkaq, investimet e kompanive japoneze janë ulur me 3 %.

Në këtë listë janë përfshirë 2500 kompanitë globale me investime më të mëdha në kërkim-zhvillim për vitin 2016. Në vendin e parë të listës, për të katërtin vit radhazi, renditet kompania e famshme gjermane "Volkswagen" me investime prej 13.7 miliardë euro, e ndjekur nga kompanitë amerikane "Alphabet" dhe "Microsoft". Kompania kineze "Huawei" renditet në vendin e gjashtë.

Në përgjithësi, rritja e investimeve të kompanive globale në kërkim-zhvillim është nxitur nga zhvillimi e teknologjisë së informacionit dhe komunikacionit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore