Rekord import-eksportesh në pikën kufitare Horgos në Xinjiang të Kinës

2017-12-17 11:14:20 CRI Komenti juaj Printoni

Importet dhe eksportet në pikën kufitare Horgos në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës, në kufi me Kazakistanin, arritën 100 miliardë juanë, ose rreth 15 miliardë dollarë amerikanë, deri në fund të nëntorit.

Nga janari deri në nëntor, vëllimi i mallrave që kaluan nga kjo pikë kufitare shkoi në mbi 26 milion tonë, një rritje rreth 12 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vëllimi i tregtisë në këtë pikë kufitare tani zë më shumë se 40 për qind të të gjithë rajonit.

Autoritetet doganore thonë se rritja e eksporteve të produkteve të teknologjisë së lartë, veshjeve, pajisjeve elektronike dhe produkteve bujqësore ka kontribuar në rritjen e tregtisë. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore