Mbikëqyrësi i letrave me vlerë i Kinës, vlerë rekord gjobash në vitin 2017

2017-12-17 10:30:52 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës ka dhënë deri tani sivjet një vlerë rekord gjobash prej 7.3 miliardë juanësh, ose rreth 1 miliard dollarë amerikanë, teksa është ashpërsuar goditja e manipulimeve me tregun.

Kjo shifër është 1.7 herë më e madhe se vitin e kaluar, duke treguar mbikëqyrjen e rreptë dhe dënimin e veprimtarisë së paligjshme në treg prej këtij organi.

Komisioni ka dhënë ndëshkime administrative në 206 raste parregullsish këtë vit, duke u ndaluar qasjen në treg 36 personave.

Jiang Yang, nënkryetar i Komisionit, thotë se Kina do të vazhdojë të forcojë mbikëqyrjen në tregun e letrave me vlerë për ta mbajtur atë të drejtë, të hapur dhe të paanshëm. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore