Kryeministri Li Keqiang vlerëson punon e guvernatores së Hong Kongut Carrie Lam

2017-12-15 17:03:55 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të premten me guvernatoren e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, Carrie Lam (Cheng Yuet-ngor), që ndodhet në Pekin për raportimin e vjetor të punës.

Li vlerësoi se nën drejtimin e guvernatores Lam, qeveria e re e Hong Kongut ka punuar për të zbatuar zotimet e marra dhe gjithashtu ka bërë përpjekje për integrimin me strategjinë e zhvillimit të shtetit.

Qeveria qendrore i vlerëson plotësisht përpjekjet tuaja, tha Li, ndërsa theksoi se qeveria do të vazhdojë të zbatojë parimin "një shtet, dy sisteme", dhe "qeverisjen e Hong Kongut nga hongkongasit" me një autonomi të lartë.

"Do të mbështes me çdo fuqi detyrat e qeverisë dhe të guvernatores së Rajonit të Posaçëm Administrativ dhe do të nxis lulëzimin, stabilitetin dhe zhvillim afatgjatë," tha kryeministri.

Në kongresin e 19-të të PKK-së, janë hartuar programe dhe plane për zhvillimin e ardhshëm, duke i ofruar Hong Kongut më shumë shanse dhe hapësira zhvillimi.

Kryeministri Li tha se qeveria qendrore shpreson që shoqëria e Hong Kongut do të zgjerojë hapësirën e zhvillimit ekonomik dhe do të nxisë zhvillimin e vazhdueshëm

"Shpresojmë që Hong Kongu do të marrë pjesë aktivisht në zhvillimin e nismës 'Një brez, një rrugë' dhe do të përpiqet të formojë me Guangdong-un dhe Makaon një ekonomi të nivelit botëror. Ndërkohë të shfrytëzojë rolin e vet si qendër ndërkombëtare financiare, transportit e tregtie, për të rritur statusin e zhvillimit ekonomik dhe të ndihmojë për procesin e hapjes së vendit," tha Li Keqiang.

Nga ana e saj guvernatorja Carrie Lam vlerësoi se zhvillimi i Hong Kongut është mbështetur nga zhvillimi i vendit dhe qeveria qendrore. "Në të ardhmen Hong Kongu do të nxisë më tej integrimin me zhvillimin e përgjithshëm të vendit dhe do të nxitë financat dhe novacionin shkencor, për të favorizuar qytetarët," tha Lam. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore