2018-05-18 14:48:27 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Nga 12 deri 13 dhjetor, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping bëri një vizitë inspektimi në qytetin Xuzhou të provincës Jiangsu. Ai vizitoi ndërmarrjet, banorët dhe Muzeun Përkujtimor të qytetit, për t'u njohur me gjendjen zhvillimit ekonomiko-shoqëror.
Presidenti Xi theksoi mbarë shoqëria duhet të kuptojë saktë frymën e vendimeve të Kongresit të 19-të të PKK-së dhe nxitjen e zhvillimit socializimit me karakteristika kineze të epokës së re.
Në pasditen e 12 dhjetorit, Xi Jinping mbërriti nga Pekini në qytetin Xuzhou. Ai vizitoi Korporatën e Makinerive të Rënda "Xuzhou", prodhuesja më e madhe e makinerive në Kinë, duke bërë thirrje për zhvillim më novator.
Kjo Korporatë është pasardhëse e një fabrike ushtarake të ndërtuar në vitin 1943. Vitet e fundit, shumë produkte të kësaj fabrike kanë zënë përqindje të lartë në tregun e makinerive të rënda. Produktet e saj shiten në vende të ndryshme të botës. Në të njëjtën kohë, ajo pati arritje të shumta në prodhimin e pajisjeve inteligjente, zhvillimin e integrimit mes ushtrisë dhe banorëve dhe mori pjesë aktivisht në ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë".
Xi Jinping u njoh hollësisht me zhvillimin e menaxhimin e kësaj korporate, risitë, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe trajnimin e stafit. Ai përshëndeti arritjet e kësaj korporate që përputhen me zhvillimin e kohës.
"Pasi kuptojmë konceptin e zhvillimit të ekonomisë së re, fokusi i zhvillimit duhet të jetë kalimi nga rritja e shpejtë në rritjen mesatare, shtimin e cilësisë dhe efikasitetit. Çdo ndërmarrje dhe sektor duhet të ndjekë këtë linjë mendimi dhe të kuptojë më tej frymën e Kongresit të 19-të të PKK-së. Duhet të mësojmë nga përvoja e shkuar dhe nga ajo e grumbulluar në të tashmen për zhvillimin e Kinës në të ardhmen."
Pas vizitës në këtë korporatë, presidenti Xi inspektoi projektin e rehabilitimit të zonës së shembur si pasojë e eksplorimit të qymyrgurit në portin Shennong të qytetit Xuzhou. Kjo zonë ka tani rëndësi ekologjike dhe turistike.
Presidenti Xi Jinping u ndal më pas në fshatin Mazhuang.
Të mërkurën ai vizitoi Monumentin e Dëshmorëve në qytetin Xuzhou dhe Muzeun e Luftës "Huai Hai", ngritur për nder të luftës çlirimtare të popullit kinez.
Ai theksoi se do të përkujtojmë gjithnjë dëshmorët e luftës, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për çlirimin e popullit.