Kina përkrah marrëveshjen për çështjen bërthamore të Iranit

2017-12-14 10:32:26 CRI Komenti juaj Printoni

Gjashtë vendet e çështjes bërthamore të Iranit (ShBA-ja, Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania) dhe Irani zhvilluan në Vjenë të mërkurën mbledhjen e dhjetë të Komisionit të Përbashkët të Marrëveshjes së Gjithanshme për Çështjen Bërthamore të Iranit.

Mbledhja u kryesua nga Sekretarja e Përgjithshme i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Europian Helga Maria Schmid. Zv.sekretari i Shtetit për çështjet politike, Tom Shannon, zv.ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Araqchi dhe zyrtarët nga Rusia, Britania, Franca dhe Gjermania morën pjesë në këtë takim.

Përfaqësuesi i Kinës, kryetari i Departamentit të Kontrollit të Armëve i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Qun kryesoi delegacionin që merr pjesë në takim. Ai theksoi se Kina përkrah me vendosmëri marrëveshjen e gjithanshme dhe se është në interesin e të gjithë komunitetit ndërkombëtar që të arrihet dhe zbatohet me vendosmëri kjo marrëveshje. Wang theksoi rëndësinë e mospërhapjes së armëve bërthamore dhe nxitjen e paqes e stabilitetit në Lindjen e Mesme.

"6 vendet dhe Irani duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta për t'ju përmbajtur angazhimeve të tyre dhe të vazhdojnë të ruajnë integritetin dhe seriozitetin e marrëveshjes. Në të njëjtën kohë, ata duhet të krijojnë besimin e ndërsjellë, të kontrollojnë siç duhet dhe të trajtojnë dallimet që kanë përmes zbatimit të marrëveshjes".

Wang foli dhe për përparimin e rindërtimit të reaktorit të ujit të rëndë në Arak dhe theksoi se Kina do të vazhdojë të bëjë progres të mëtejshëm në projektin e rindërtimit në përputhje me marrëveshjen e gjithanshme dhe konsensusin e të gjitha palëve.

Wang Qun njoftoi gjithashtu se Kina do të japë një donacion prej 1.5 milion juanësh për Prokurorinë e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore për verifikimin e mbikëqyrjes në Iran, duke theksuar se kjo tregon mbështetjen politke të Kinës për marrëveshjen gjithëpërfshirëse. Palët e ndryshme vlersuan lart rezultatet e dukshme nga pala kineze për nxitjen e objektit të rindërtimit të reaktorit të ujit të rëndë në Arak dhe vlerësuan kontributin e Kinës në ANEB. Ata shkëmbyen gjithashtu pikëpamje

Mrekulli
Lajmet Kryesore