Kina prodhon mbi 100.000 robotë industrialë në dhjetë muaj

2017-12-14 09:36:30 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave zyrtare, Kina prodhoi më shumë se 100 mijë robotë industrialë në dhjetë muajt e parë të këtij viti, 70 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë.

Sipas parashikimeve, numri i robotëve pritet të arrijë në mbi 120 mijë këtë vit.

Kina, si tregu më i madh i robotëve industrialë në botë, plotëson rreth një të tretën e kërkesës globale.

Vëllimi i tregut i robotëve industrialë të Kinës pritet të arrijë mbi 4 miliardë dollarë amerikanë këtë vit dhe të rritet deri në 5.9 miliardë dollarë në vitin 2020.

Industria e robotëve renditet si një fushë e rëndësishme zhvillimi në strategjinë e vendit "Made in China 2025", e cila synon përmirësimin e sektorit prodhues të vendit.(Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore