Pekini, thirrje për trajtimin e përshtatshëm të çështjes së Tajvanit

2017-12-14 20:19:28 CRI Komenti juaj Printoni

Kina i kundërshton me vendosmëri shkëmbimet zyrtare dhe lidhjet ushtarake të çdolloji mes ShBA-së dhe Tajvanit e gjithashtu shitjen e armatimit amerikan autoriteteve të ishullit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lu Kang, duke kujtuar se parimi i 'një Kine' është baza politike e marrëdhënieve Kinë-ShBA, i bëri thirrje Uashingtonit që t'a trajtojë në mënyrë të përshtatshme çështjen e Tajvanit dhe të shmangë dëmtimin e bashkëpunimit me Kinën.

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi më 12 dhjetor dekretin e 'Aktit të autorizimit të shpenzimeve të mbrojtjes' për vitin 2018, disa dispozita të të cilit shprehin mundësinë e vizitës së ndërsjellë të anijeve ushtarake të ShBA-së dhe Tajvanit.

"Megjithëse ligji përmban dispozita që nuk janë të detyrueshme për t'i zbatuar, ato shkelin rëndë parimin e 'një Kine' dhe 'Tre komunikatat e përbashkëta Kinë-SHBA'," tha zëdhënësi, ndërsa shtoi se kjo është ndërhyrje në çështjet e brendshme të Kinës.

Ai theksoi se Kina i ka paraqitur qeverisë amerikane një notë proteste dhe nënvizoi se parimi i 'një Kine' është baza politike e marrëdhënieve Kinë-ShBA.

"Kina kundërshton me vendosmëri shkëmbimet zyrtare dhe lidhjet ushtarake midis ShBA-së dhe Tajvanit, si dhe kundërshton shitjen e armëve Tajvanit. Kërkojmë që ShBA-ja të kuptojë qartë dëmin e rëndë që sjellin këto dispozita," tha Lu dhe theksoi se trajtimi i çështjes së Tajvanit sipas parimit të 'një Kine' dhe 'Tre komunikatave të përbashkëta Kinë-ShBA, do të shmangte dëmtimin e bashkëpunimit dypalësh dhe paqes e stabilitetit në ngushticën e Tajvanit. (Jiang Lei/Leftion Peristei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore