Pekini dhe Seuli zotohen për ruajtjen e paqes në rajon

2017-12-14 19:07:16 CRI Komenti juaj Printoni

Pekini përshëndeti qëndrimin dhe simpatinë e shfaqur nga Koreja e Jugut për viktimat e Luftës së Dytë Botërore. Kina sapo shënoi 13 dhjetorin, Ditën Kombëtare Përkujtimore, në nderim të viktimave të 'Masakrës së Nankinit"

Presidenti koreanojugor, Moon Jae-in, që ndodhet për vizitë në Kinë, shprehu disa herë simpatinë, pikëllimin dhe ngushëllimet e popullit të tij ndaj atij kinez.

Kina e vlerësoi miqësinë e popullit koreanojugor të shfaqur nga presidenti Moon Jae-in, pasi të dy vendet janë viktima të Luftës së Dytë Botërore. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lu Kang, tha të enjten se të dy vendet mund të punojnë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin rajonal.

"Vlerësojmë miqësinë e qeverisë dhe të popullit të Koresë së Jugut të treguar nga presidenti Moon Jae-in. Kina dhe Koreja e Jugut janë vende fqinje dhe që të dy popujt janë bashkuar në luftë kundër pushtimit japonez, duke dhënë kontribut të rëndësishëm për luftën botërore anti-fashiste."

Mediat njoftuan se presidenti koreanojugor Moon e udhëzoi ambasadorin e tij në Kinë që të mos dilte për t'a pritur në aeroport për të ishte i pranishëm në ceremoninë përkujtimore të "Masakrës së Nankinit".

"Kina dhe Koreja e Jugut janë viktima të Luftës së Dytë Botërore. Të dy popujt mendojnë se kjo tragjedi nuk do të përsëritet vetëm kur historia të trajtohet në mënyrë të drejtë. Ne vlerësojmë gjestin e presidentit Moon, për udhëzimin e ambasadorit të tij për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 'Masakrës së Nankinit'. Kjo tregon jo vetëm miqësinë ndaj popullit kinez, por edhe këmbënguljen e Koresë së Jugut për drejtësinë. Kina është e gatshme që së bashku me Korenë e Jugut të mbrojë faktet historike, të ndajë përgjegjësitë e përbashkëta dhe të ruajë paqen e stabilitetin rajonal." (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore