Kinë: Zhvillohet ceremonia përkujtimore për viktimat e Masakrës së Nankinit

2017-12-13 10:09:02 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën paradite u organizua në qytetin kinez të Nankinit ceremonia solemne përkujtimore në nderim të viktimave të Masakrës së Nankinit. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Kinës, presidenti dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak Xi Jinping.

Sivjet është 80-vjetori i Masakrës së Nankinit. Më 13 dhjetor 1937, forcat agresore japoneze pushtuan qytetin e Nankinit, duke bërë një masakër gjenocidi që zgjati mbi 40 ditë. Sipas Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare për Lindjen e Largët dhe Gjykatës Ushtarake të Nankinit, 300 mijë civilë dhe të burgosur lufte kinezë u vranë nga ushtria japoneze gjatë kësaj masakre. Afro 20 mijë gra kineze u përdhunuan dhe një e treta e qytetit të Nankinit u dogj nga forcat japoneze. Dëmet materiale ishin të pallogaritshme.

Në shkurt 2014, Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës vendosi që 13 dhjetori të jetë Dita Kombëtare Përkujtimore e Viktimave të Masakrës së Nankinit, duke e ngritur për herë të parë në nivel kombëtar përkujtimin e viktimave të kësaj masakre. (Du/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore