Tillerson, ambasada amerikane nuk mund të zhvendoset në Jerusalem para 2020-s

2017-12-13 17:37:07 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasada e ShBA-së në Izrael nuk ka gjasë të zhvendoset në Jerusalem para vitit 2020, tha të martën sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, i cituar në gazetën 'The New York Times'.

"Jo më parë se tre vjet," tha kreu i diplomacisë amerikane.

Presidenti Donald Trump njoftoi më 6 dhjetor vendimin e tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit si dhe planin për zhvendosjen e ambasadës. Trump tha se ky vendim u "shërben interesave të Shteteve të Bashkuara dhe paqes midis Izraelit dhe palestinezëve."

Vendimi i kreut amerikan shihet, që si një përpjekje për të penguar procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe që destabilizon rajonin, është kundërshtuar në mbarë botën. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore