Katari marrëveshje 12 miliardë euro me Francën

2017-12-08 09:49:51 CRI Komenti juaj Printoni

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani dhe presidenti francez Emmanuel Macron nënshkruan dje në Dohë një kontratë për blerjen e 12 avionëve luftarakë francezë Rafale.

Sipas marrëveshjes Franca do t'i shesë Katarit avionë lufte, automjete të bliduara dhe pajisje të tjera.

Presidenti i Francës tha se vendi i tij dhe Katari kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit, kulturës, transportit, ushtrisë etj, me vlerë 12 miliardë euro.

Ministri francez i Mbrojtjes, i cili shoqëronte presidentin Macron në Katar u shpreh në rrjetet sociale se Franca do t'i shesë Katarit 12 avione luftarake dhe 490 automjete të blin, si dhe 50 avionë të tipit "A321". (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore