Banka e Indisë ruan normën bazë të interesit

2017-12-07 09:46:32 CRI Komenti juaj Printoni

Norma e interesit nuk do të ndryshojë dhe do të mbetet 6.0 %, deklaroi banka qendrore e Indisë të mërkurën pas mbledhjes së saj mbi politikat monetare. Analistët mendojnë se ky vendim i Bankës së Indisë ka ardhur si rezultat i arritjes së qëndrueshmërisë së rritjes dhe kontrollit të inflacionit.

Treguesi i Çmimeve të Konsumit në tetor në Indi u rrit me 3.58 %, nga 3.28 % që ishte në shtator. Parashikohet se presioni i inflacionit do të intensifikohet.

Ndërkohë, rritja ekonomike në Indi në tremujorin e tretë të këtij viti ishte 6.3 %, duke treguar ndryshimin e prirjes së uljes së ritmeve të rritjes gjatë pesë tremujorëve të njëpasnjëshëm. Por ekonomia e Indisë përballon ende shumë sfida, dhe Banka e Indisë duhet të ruajë normën e ulët të interesit për të nxitur rritjen e ekonomisë.

Banka e Indisë deklaroi gjithashtu se rritja e ekonomisë indiane vitin e ardhshëm fiskal (nga prilli 2017 deri në mars 2018) parashikohet të arrijë nivelin prej 6.7%.

Mrekulli
Lajmet Kryesore