Wang Yi: Vendet në zhvillim, forcë e madhe për çështjen e të drejtave të njeriut

2017-12-07 20:43:41 CRI Komenti juaj Printoni
Në fjalimin e mbajtur të enjten në ceremoninë e hapjes së Forumit të të Drejtave të Njeriut Jug-Jug në Pekin, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u shpreh se vendet në zhvillim kanë qenë gjithmonë një forcë e rëndësishme për nxitjen e përparimit të të drejtave të njeriut. Sipas Wang-ut, duhet të nxitet krijimi i marrëdhënieve ndërkombëtare të tipit të ri mbi bazën e respektit, barazisë, drejtësisë e bashkëpunimit, për të realizuar përparimin shoqëror, përmirësimin e jetesës dhe liritë themelore.

Wang Yi theksoi se, së pari, duhet të mbrohet paqja, sepse siguria është e drejta më e madhe e njeriut dhe paqja i sjell njerëzimit lumturi. Më pas duhet ngulur këmbë në zhvillimin e zhdukjen e varfërisë, si edhe në nxitjen e bashkëpunimit e të barazisë, u shpreh numri një i diplomacisë kineze në Forumin e të Drejtave të Njeriut Jug-Jug. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore