Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë do të mbyllet në fund të vitit

2017-12-07 19:36:07 CRI Komenti juaj Printoni
Kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare Penale të OKB-së për problemin e ish-Jugosllavisë Karmel A. Agius u shpreh të mërkurën në Këshillin e Sigurimit se, pas funksionimit 24-vjeçar, kjo gjykatë e ka përfunduar misionin e vet dhe do të mbyllet në fund të vitit.

Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë u krijua në maj të vitit 1993 sipas rezolutës nr. 827 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Selia e përgjithshme e gjykatës gjendet në Hagë të Holandës. Gjykata përgjigjet për hetimin dhe gjykimin e personave që kanë kryer shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar në ish-Jugosllavi pas vitit 1991. Gjatë 24 vjetëve, kjo gjykatë ka gjykuar gjithsej 161 veta. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore