Kina, e gatshme për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar kundër korrupsionit

2017-12-07 16:52:02 CRI Komenti juaj Printoni
Organi më i lartë antikorrupsion në Kinë theksoi të mërkurën gatishmërinë e vet për të punuar me bashkësinë ndërkombëtare për të luftuar korrupsionin dhe për rikthimin e të ardhurave të paligjshme.

Në prag të Ditës së 14-t Ndërkombëtare kundër Korrupsionit të shtunën, Komisioni Qendror për Kontrollin e Disiplinës i Partisë Komuniste të Kinës (CCDI) dha një pritje në Pekin për më shumë se 150 përfaqësues të huaj nga mbi 120 vende dhe organizata ndërkombëtare.

CCDI ripohoi vendosmërinë e PKK-së kundër korrupsionit, duke theksuar se Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët në luftën globale të antikorrupsionit.

Pas pritjes, disa ambasadorë të huaj dhanë përshtypjet e tyre:

"Raporti i Kongresit të 19-të Kombëtar përmban masa specifike për të përmbushur angazhimin e Kinës për të luftuar më tej korrupsionin. Kina i ka paraqitur botës përvojën e vet në luftën kundër korrupsionit. Nisma 'Një brez, një rrugë' e propozuar nga presidenti Xi Jinping, së bashku me BRICS-in, Forumin e Bashkëpunimit Kinë-Afrikë dhe platforma të tjera ndërkombëtare, si organizatat e bashkëpunimit Jug-Jug, kanë krijuar lehtësi e kanë ofruar mundësi të reja për bashkëpunimin global antikorrupsion".

"Ne i mirëpresim shumë përpjekjet e jashtëzakonshme që ka bërë Kina në luftën kundër korrupsionit. Kemi parë tashmë që të jenë ndëshkuar mijëra zyrtarë, zyrtarë të lartë nga të gjitha nivelet e administratës, duke u ndjekur penalisht. Lufta kundër korrupsionit ka qenë një nga përparësitë kryesore të Kongresit të 19-të. Unë mendoj se ne pajtohemi me këtë dhe e mirëpresim atë që është bërë."

Mrekulli
Lajmet Kryesore