Lidhja Arabe, takim urgjent lidhur me vendimin e mundshëm të ShBA-së për Jerusalemin

2017-12-06 20:09:11 CRI Komenti juaj Printoni
Lidhja Arabe ka vendosur të zhvillojë një takim urgjent të ministrave të saj të jashtëm të shtunën, për të diskutuar mbi reagimin ndaj njohjes së mundshme nga ShBA-ja të Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Vendimi për takimin është marrë në përgjigje të kërkesës së Palestinës, që është mbështetur nga Jordania.

Gjatë ditëve të fundit, Lidhja Arabe dhe shumica e shteteve arabe kanë paralajmëruar për "pasojat e rrezikshme" nëse ShBA merr një vendim të tillë për paqen, sigurinë dhe qëndrueshmërinë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe mundësitë për një zgjidhje të konfliktit izraelito-palestinez.

Mrekulli
Lajmet Kryesore