Ambasada e Kinës në Shqipëri merr pjesë në kremtimet e festave kombëtare

2017-12-04 11:01:03 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu, mori pjesë në festimet e 105-vjetorit të pavarësisë dhe 73-vjetori të çlirimit të vendit. Në paraditen e 28 nëntorit, ambasadorja ishte e pranishme gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit në Sheshin e Pavarësisë të Vlorës. Pas ceremonisë, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta shpallën çeljen e "Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut."

 

Presidenti Ilir Meta i priti më pas të ftuarit në Pallatin e Brigadave, ku ambasadorja Jiang Yu i përcolli kreut të shtetit urimet më të ngrohta.

Në paraditen e 29 nëntorit, ambasadorja Jinag mori pjesë në ceremoninë e nderimit të dëshmorëve pranë monumentit 'Nënë Shqipëri'.

 

 

Gjatë qëndrimit të saj në Vlorë, ambasadorja e Kinës u takua edhe me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, kryetarin e Bashkisë Selenicë, Përparim Shametaj dhe anëtarët e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë dega Vlorë. Kryediplomatja vizitoi gjithashtu shkollën e Mesme, Ali Demi, të Vlorës. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore