Li Keqiang: Të shpejtohet ndërtimi i Autostradës Tokësore-Detare Kinë-Europë

2017-11-29 08:35:18 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh të martën se duhet të shfrytëzohet fillimi nga ndërtimi i pjesës serbe të hekurudhës Hungari-Serbi si një mundësi për të shpejtuar ndërtimin e Autostradës Tokësore-Detare Kinë-Europë.

Li i bëri këto komente gjatë takimit me homologen e vet serbe Ana Brnabić në kryeqytetin hungarez Budapest, ku ai ndodhet për një vizitë zyrtare.

Kreu i qeverisë kineze shprehu dëshirën që palët të zbatojnë si duhet projektin, për të nxitur ndërtimin sa më parë të hekurudhës, duke i dhënë dinamizëm të ri krijimit të ndërlidhshmërisë rajonale.

Hekurudha Hungari-Serbi do të ketë një gjatësi 350 kilometra dhe do të lidhë Budapestin me Beogradin. Vepra filloi të ndërtohet në dhjetor 2015.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore