Kryeministri Li rendit arritjet e bashkëpunimit Kinë-EQL

2017-11-28 10:12:54 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang dhe homologët e tij hungarez Viktor Orbán dhe bullgar Bojko Borisov u takuan me gazetarët pas takimit të 6-të të liderëve të Kinës dhe të vendeve të Europës Qendrore e Lindore (EQL)

Li Keqiang u shpreh se, bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të EQL-së ka arritur rezultate të frytshme duke tejkaluar parashikimet.

"Në 3 tremujorët e parë të vitit, vëllimi i tregtisë dypalëshe u rrit me 14.1%. Në 5 vitet e fundit, vëllimi i investimeve kineze në vendet e EQL-së u trefishua, numri i turistëve kinezë në këtë rajon u katërfishua, duke arritur në afro një milion", tha kryeministri Li.

Ai theksoi se rajoni i Europës Qendrore e Lindore spikati në rritjen ekonomike duke arritur në 3 për qind. Rritja mesatare ekonomike vjetore e Kinës është afro 7% me konsumin si motorin kryesor të saj. Tregu kinez kërkon më shumë produkte me cilësi të lartë dhe të personalizuara.

Në 5 vitet e ardhshme, parashikohet që produktet e importuara në Kinë do të arrijnë në 8 trilionë dollarë. Udhëtimet e turistëve kinezë jashtë vendit do të arrijnë në 700 milionë. Të gjitha këto do të sjellin shanse të mëdha për "Bashkëpunimin 16+1". Pala kineze shpreson të importojë më shumë produkte cilësore nga vendet e Europës Qendrore e Lindore dhe është e gatshme të nxisë turistët të udhëtojnë drejt këtij rajoni. Kina shpreson vendet EQL do të zënë pjesë më e madhe në tregun vendas. (Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore