Kryeministri i Kinës mbërrin në Budapest për Takimin "16+1"

2017-11-27 08:40:57 CRI Komenti juaj Printoni

Me ftesë të homologut të tij hungarez Viktor Orbán, kryeministri i Kinës Li Keqiang mbërriti me avion të posaçëm pasditen e së dielës në Budapest, për të marrë pjesë në takimin e 6-të të liderëve të Kinës dhe të vendeve të Europës Qendrore e Lindore (EQL) dhe për të bërë një vizitë zyrtare në Hungari.

Në fjalimin që mbajti në aeroport, kryeministri Li tha se sivjet është 5-vjetori i krijimit të mekanizimit të "bashkëpunimit 16+1" midis Kinës dhe vendeve të EQL-së. Gjatë këtyre 5 vjetëve, me zhvillimin nga zero të mekanizmit, projektet konkrete dhe rezultatet e arritura kanë favorizuar popujt e palëve dhe kanë rrënjosur konceptin e bashkëpunimit "konsultime të barabarta, përfitime të ndërsjella, hapje e gjithpërfshirje, pragmatizëm dhe novacion". Si pjesë përbërëse e bashkëpunimit kino-europian, "Bashkëpunimi 16+1" është jo vetëm në dobi të zhvillimit të vendeve të EQL-së, por ka nxitur edhe zhvillimin tërësor dhe të ekuilibruar të Europës në favor të procesit të integrimit të Europës.

"Pala kineze është e gatshme të realizojë përparime më të mëdha, në bazë të përgjithësimit të përvojës së kaluar dhe të planifikimit të së ardhmes", u zotua kryeministri kinez.

Gjatë takimit të "Bashkëpunimit 16+1", Li Keqiang së bashku me udhëheqës të vendeve të EQL-së do të hartojnë programin e bashkëpunimit për të ardhmen, do të jenë të pranishëm në nënshkrimin e një sërë dokumentesh bashkëpunimi, do të dalin në konferencë për shtyp dhe do të marrin pjesë në Forumin e 7-të Ekonomiko-Tregtar midis Kinës dhe Vendeve të EQL-së, Ata gjithashtu do të festojnë 5-vjetorin e mekanizmit dhe do të zhvillojnë takime të ndryshme dypalëshe. (Wang Lei/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore