Mbishkrimet më të hershme kineze, në Kujtesën Botërore të UNESCO-s

2017-11-24 19:33:51 CRI Komenti juaj Printoni

Mbishkrimet në zhguajt e breshkave dhe eshtrat e kafshëve nga Kina e lashtë janë përfshirë në Regjistrin e Kujtesës Botërore të UNESCO-s, sipas uebsajtit zyrtar të kësaj organizate.

Mbishkrimet në zhguajt e breshkave dhe eshtrat e kafshëve janë dokumentet më të hershme të gjetura në Kinë, që datojnë nga dinastia Shang (1600-1046 p.e.s.).

Mbishkrimet përdoreshin zakonisht në veprimtari profetizimi e lutjeje dhe përfaqësonin hieroglifet origjinale kineze.

Ata u zbuluan së pari në vitin 1899 në rrënojat e Yin-it në qytetin Anyang të provincës Henan.

Mbishkrimet në zhguajt e breshkave dhe eshtrat e kafshëve janë të rëndësishme për studimin e jetës së njerëzve gjatë dinastisë Shang dhe të gjuhës kineze.

"Arkivat e mëndafshit të Suzhou-t të kohës moderne e bashkëkohore" dhe "Shënimet zyrtare të Makaos gjatë dinastisë Qing (1693-1886)" janë dy dokumentet e tjera nga Kina që u përfshinë në Regjistër sivjet.

Programi i Kujtesës Botërore u krijua nga UNESCO në vitin 1992 për të ruajtur trashëgiminë dokumentare në mbarë botën. Dokumentet shënohen në Regjistër çdo dy vjet. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore