Forcat Ajrore kineze patrullojnë mbi Detin Jugor

2017-11-24 10:55:58 CRI Komenti juaj Printoni

Forcat Ajrore të Kinës kryen patrullime mbi Detin Jugor. Zëdhënësi ushtarak i Forcave Ajrore, Shen Jinke, tha se patrullimi rutinë u krye nga një grup bombarduesish të ndryshëm.

Bombarduesit kinezë pasi kaluan mbi kanalin Bashi dhe ngushticën e Miyako-s, zhvilluan gjithashtu manovra stërvitore.

Shen shtoi se bombarduesit e modelit H-6K u ngritën në fluturim nga një aeroport i Kinës Veriore.

Forcat Ajrore të Kinës filluan manovrat e rregullta për këto lloj patrullimesh në vitin 2015. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore