Kinë, 7.5 miliardë dollarë për mbrojtjen e mjedisit

2017-11-24 10:50:27 CRI Komenti juaj Printoni

Kina parashikon që të shpenzojë këtë vit 49.7 miliardë juanë (rreth 7.5 miliardë dollarë amerikanë) për të mbështetur mbrojtjen e mjedisit, tha të enjten You Yanxin nga departamenti i Planifikimit dhe Financave i Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit.

Sipas tij, 39 miliardë juanë janë shpërndarë deri më tani për kontrollin e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës.

Sipas You, 16 miliardë juan të buxhetit qendror janë rezervuar për të mbështetur përpjekjet e kontrollit të ndotjes së ajrit në 13 rajone provinciale, duke përfshihet trekëndëshin Pekin-Tianjin-Hebei e zonat përreth, në Deltën e lumit Yangtze dhe Deltën e lumit Perla.

Shpenzimet e qeverisë qendrore për të njëjtin qëllim i kanë kaluar 27.2 miliardë juanët që nga fillimi i Planit të 13-të Pesëvjeçar (2016-2020). Këto financime sipas zyrtarit, kanë luajtur një rol të rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së ajrit në zona kyçe.

Qeveria qendrore ka caktuar gjithashtu 8.5 miliardë juanë për luftimin e ndotjes së ujit dhe 6.5 miliardë juanë për kontrollin e ndotjes së tokës. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore