Libi, Këshilli i Lartë i Shtetit kundërshton ndryshimin e marrëveshjes politike

2017-11-24 10:38:09 CRI Komenti juaj Printoni

Thellohet më tej kriza politike në Libi pasi Këshilli i Lartë i Shtetit kundërshtoi të mërkurën formulën e amendimit të marrëveshjes politike dhe diskutoi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

"Këshilli i Lartë i Shtetit hedh poshtë marrëveshjen me Dhomën e Përfaqësuesve për këtë formulë të arritur gjatë negociatave në Tuniz," thuhet në një deklaratë.

Këshilli thotë se do t'i përmbahet nenit 12 të dispozitave shtesë, të cilat e detyrojnë misionin e OKB-së për pajtimin e Këshillit të Lartë të Shtetit me Dhomën e Përfaqësuesve".

"Këshilli diskutoi një propozim për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme brenda gjashtë muajve", thuhet më tej në një deklaratë.

Dhoma e Përfaqësuesve e Libisë me seli në pjesën lindore të vendit miratoi të martën formulën e propozuar nga OKB-ja për ndryshimin e marrëveshjes politike libiane.

Amendimi është pjesë e një plani veprimi të propozuar nga Ghassan Salame, i dërguar i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Libinë. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore