Përparon bashkëpunimi Kinë – Britani për energjinë bërthamore

2017-11-24 10:11:43 CRI Komenti juaj Printoni

Korporata e Përgjithshme e Energjisë Bërthamore e Kinës (CGN), më e madhja e këtij lloji e vendit, vlerësoi së fundi përparimin e shënuar në programet e bashkëpunimit mes Kinës dhe Britanisë së Madhe.

Projektimi i centralit me teknologjinë e energjisë bërthamore të brezit të tretë "Hua Long Nr 1" ka hyrë zyrtarisht në fazën e dytë. Brenda vitit, do të përfundohen dhe gjashtë objektivat e mëdha të projektit Hinkley Point C.

Kryetari i bordit të Korporatës së Përgjithshme të Energjisë Bërthamore të Kinës (CGN), He Yu, u shpreh në intervistë në selinë e korporatës në Britaninë e Madhe, se pas Vlerësimit të Përgjithshëm të Projektit, do të fillojë dhe ndërtimi i centralit të modelit "Hua Long Nr 1" në Bradwell B.

Vlerësimi i Përgjithshëm i Projektit ndaj modelit të teknologjisë "Hua Long Nr 1" filloi më 19 janar dhe ndahet në katër faza që do të zgjasin 60 muaj.

Më 16 nëntor, Rregullatori Bërthamor dhe Agjencia e Mjedisit e Britanisë lëshuan një deklaratë të përbashkët, ku njoftuan përfundimin e punës së fazës së parë për vlerësimin e përgjithshëm të projektit dhe fillimin zyrtar të fazës së dytë.

Mao Qing, zyrtari i grupit që përgjigjet teknologjinë, foli për detyrat konkrete të fazës së dytë:

"Detyra kryesore e fazës së dytë është shqyrtimi i raportit të sigurisë fillestare të fazës së parë. Detyra tjetër e rëndësishme është përfundimi i tre raporteve të fazës së dytë, mbi sigurinë, ndikimin në mjedis dhe masat e mbrojtjes të energjisë bërthamore."

Duke folur për gjendjen e zhvillimit të projektit Hinkley Point C, kryetari i bordit të Korporatës së Përgjithshme të Energjisë Bërthamore të Kinës (CGN), He Yu, tha se gjashtë objektivat kryesore të këtij viti do të zbatohen me sukses.

"Gjashtë objektivat kryesore të projektit Hinkley Point C do të përfundohen brenda vitit 2017. Investimet janë nën kontroll sipas planifikimit dhe në përgjithësi projekti po zbatohet e përparon mbarë."

Projekti bërthamor britanik ku po merr pjesë Korporata e Përgjithshme e Energjisë Bërthamore të Kinës, është investimi më i madh kinez në Europë dhe një projekt mbështetës për nismën "Një brez, një rrugë".

Në projektin Bradwell B do të përdoret teknologjia e brezit tretë "Hua Long Nr 1", që është studiuar dhe zhvilluar në mënyrë të pavarur nga Kina. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore