Mianmari dhe Bangladeshi nënshkruan marrëveshjen e riatdhesimit të refugjatëve Rohingya

2017-11-24 09:58:12 CRI Komenti juaj Printoni

Mianmari dhe Bangladeshi nënshkruan të enjten një marrëveshje për kthimin e refugjatëve Rohingya që u larguan për t'i shpëtuar dhunës ushtarake në shtetin Rakhinë.

Mianmari njoftoi nënshkrimin e marrëveshjes, por nuk dha hollësi se sa refugjatë Rohingya do të lejohen të kthehen në vatrat e tyre.

Bangladeshi tha se riatdhesimet duhet të fillojnë brenda dy muajsh.

Mbi 620,000 Rohingya u larguan nga Mianmari për në Bangladesh që nga gushti i këtij viti kur ushtria filloi atë që e quajti "një operacion pastrimi" pas sulmit ndaj poste policore nga një grup kryengritësish Rohingya.

Zyra e Këshilltares Shtetërore të Mianmarit, Aung San Suu Kyi, tha se marrëveshja bazohet mbi një formulë të vendosur në një marrëveshje riatdhesimi të vitit 1992 të nënshkruar nga të dy vendet. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore