Rusia, Turqia dhe Irani nënshkruajnë deklaratën e përbashkët për Sirinë

2017-11-23 11:37:46 CRI Komenti juaj Printoni

Partitë opozitare siriane zhvilluan një takim të mërkurën në Riad të Arabisë Saudite, të drejtuar nga i dërguari i posaçëm i OKB-së Staffan de Mistura dhe ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, për të koordinuar raundin e ri të bisedimeve të paqes.

Po të mërkurën, presidenti i Rusisë Vladmir Putin, ai i Turqisë Rexhep Erdogan dhe presidenti i Iranit Hassan Rouhani zhvilluan bisedime në qytetin jugor të Rusisë, Sochi. Të tre udhëheqësit shkëmbyen mendime mbi procesin e paqes dhe mënyrën e zgjidhjes të konfliktit sirian.

Në takimin e mbajtur në Arabinë Saudite, i dërguari i posaçëm i OKB-së Sirisë Mistura, tha se qëllimi i takimit ishte bashkërendimi i qëndrimit të partive opozitare për raundin e ardhshëm të bisedimeve të paqes që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Gjenevë të Zvicrës. Ai u shpreh optimist mbi arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.

Ndërkohë, në krahun tjetër, Rusia, Turqia dhe Irani nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku theksohet nevoja për të arritur një zgjidhje politike për problemin sirian dhe ndërtimin e një procesi politik gjithëpërfshirës, të lirë, të barabartë dhe transparent. Deklarata gjithashtu thekson zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Megjithatë, thekson deklarata, të gjitha propozimet politike lidhur me krizën siriane nuk duhet të minojnë sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Sirisë. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore