raksionet palestineze bien dakord të mbajnë e përgjithshme në fund të 2018-s

2017-11-23 11:34:26 CRI Komenti juaj Printoni

Krerët e grupeve palestineze dhe forcat politike ranë dakord që t'i mbajnë zgjedhjet e përgjithshme në fund të vitit 2018.

Lëvizja Hamas, partia e presidentit Mahmoud Abbas , Fatah dhe grupime të tjera palestineze, përfunduan konsultimet në Kajro.

Partitë theksuan domosdoshmërinë për të zbatuar plotësisht marrëveshjen për pajtim të ndërmjetësuar në tetor nga Egjipti, midis Fatahut dhe Hamasit.

Deklarata e lëshuar në fund të dialogut dyditor, pas konsultimeve me të gjitha fuqitë dhe grupimet e tjera kombëtare dhe politike, i bën thirrje presidentit Abbas që të caktojë një datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në vend. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore