Shqipëria dominon rajonin në prodhimin e naftës (ATSH)

2017-11-19 09:54:19 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria është prodhuesi më i madh i naftës bruto, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe i treti më i madh në të gjithë Europën Juglindore, citon raporti i publikuar së fundmi nga Instituti i Energjisë në Europën Juglindore, me qendër në Greqi.

Raporti analizon të dhënat mbi bazën e prodhimit të naftës bruto, pra të papërpunuar dhe që në pjesën dërrmuese eksportohet jashtë, në mungesë të kapaciteteve përpunuese në vendin tonë.

"Ndër 6 vendet e Ballkanit Perëndimor shteti që vjen pas vendit tonë është Serbia, me një prodhim prej 20.500 fuçi nafte në ditë", thuhet në raport.

Raporti vlerëson se në Shqipëri konsumi i naftës fiksohet në 24 mijë fuçi në ditë. (ATSh/CRI)

Mrekulli
Lajmet Kryesore