Shefi i NATO-s i kërkon ndjesë me telefonon Erdogan-it për incidentin

2017-11-19 09:36:48 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i kërkoi dje ndjesë Turqisë pas një incidenti gjatë një stërvitjeje të Aleancës së Atlantikut në Norvegji.

"Kërkoj ndjesë për ofendimin e shkaktuar. Incidentet ishin rezultat i veprimeve të një individi dhe nuk reflektojnë opinionet e NATO-s", shpjegoi Stoltenberg në një deklaratë të shkruar.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi se do të tërhiqte 40 ushtarakët që merrnin pjesë në këtë stërvitje në Norvegji, të bazuar në simulime me kompjuter, duke theksuar se ai ishte paraqitur si një armik.

"Dje në Norvegji ka ndodhur një incident. Në Norvegji kanë vendosur një tablo si tablo armiqësore. Aty ndodhej fotografia e Ataturkut dhe, në anën tjetër, emri im.", tha Erdogan, në një takim të krerëve të qyteteve në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Ankara, njoftoi nga ana e saj agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Gjatë një bisede telefonike, Jens Stoltenberg i tha Erdogan-it se Turqia është një aleat i rëndësishëm për NATO-n dhe se ai do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e një incidenti të tillë.

Shefi i NATO-s shpresoi se skandali nuk do të kishte ndikim negativ në marrëdhëniet midis NATO-s dhe Turqisë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore