Përfaqësuesit e ShBA-së e Koresë së Jugut diskutojnë çështjen bërthamore koreane

2017-11-17 16:01:28 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesi i posaçëm i Koresë së Jugut për çështjet e paqes dhe sigurisë në Gadishullin Korean Lee Do-hoon u takua të premten me Jozeph Yun-in, përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara në bisedimet e tanishme gjashtëpalëshe.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut njofton se takimi u zhvillua në ishullin Jeju të Koresë së Jugut, ku po organizohet një konferencë e OKB-së mbi çarmatimin dhe mospërhapjen e armëve bërthamore.

Gjatë takimit, Lee dhe Yun diskutuan mbi masat për denuklearizimin e Gadishullit Korean.

Ata theksuan rolin konstruktiv të vendeve të mëdha si Kina dhe Rusia, duke u zotuar të rritin komunikimin strategjik me vendet përkatëse.

Mrekulli
Lajmet Kryesore