Rusia do të shpallë si "agjentë të huaj" mediat amerikane që veprojnë në territorin e saj

2017-11-16 11:00:22 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia ka marrë masa reciprociteti për t'ju përgjigjur autoriteteve amerikane që e shpallën stacionin televiziv "Rusia Sot" si një 'agjent të huaj'

Duma ruse votoi me të gjitha votat pro rishqyrtimit të nenit për "përfaqësuesit e huaj" të "Ligjit mbi organizatat jo-tregtare" dhe ia dorëzoi Këshillit Federal për shqyrtim.

Amendamenti i propozuar thekson se në rase se një vend kufizon mbulimin e mediave ruse jashtë vendit, atëherë mediat e huaja të financuara nga ai vendi mund të klasifikohen si "agjentë të huaj". Agjencitë e regjistruara si "agjentë të huaj" nga Ministria e Drejtësisë e Rusisë, duhet të deklarohen si të tillë kur ato publikojnë lajmet.

Për të shmangur përgjegjësinë penale, kanali amerikan televiziv "Rusia e Sot" u regjistruar më 13 nëntor si "Agjent i huaj" në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së. Disa ekspertë rusë thonë se kjo do të ndikojë në besueshmërinë e këtij kanali televiziv në mediat amerikane. (Du/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore