Xi kërkon shtim të bashkëpunimit mes Kinës e Laosit për mirëqenien publike

2017-11-14 20:29:48 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping i ka bërë thirrje Kinës dhe Laosit që të bashkëpunojnë më shumë në sektorin e mirëqenies publike.

Kreu i shtetit kinez mori pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve për rikonstruksionin e një spitali nga pala kineze në kryeqytetin e Laosit Ventianë, së bashku me homologun e tij laosian Bounnhang Vorachit.

Projekti me asistencën kineze përfshin zgjerimin e spitalit ekzistues "Mahosot" dhe ndërtimin e objekteve të reja mjekësore.

Projekti parashikohet të përfundojë në vitin 2021.

Gjatë qëndrimit të tij në Vientianë, z. Xi Jinping u takua edhe me të afërmit e një zyrtari të lartë laosian të ndarë nga jeta, Quinim Pholsena, disa nga të cilët kanë studiuar në të njëjtën shkollë me udhëheqësin kinez në Pekin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore