Kinë-Vietnam-Laos, konsensus për ndërtimin e "Një brez, një rrugë"

2017-11-14 19:00:09 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang theksoi të martën në Pekin se gjatë vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Vietnam e Laos, u arritën mendime të rëndësishme unanime mbi nismën "Një brez, një rrugë".

Duke folur në një konferencë shtypi, zëdhënësi Geng theksoi:

"Gjatë vizitës në Vietnam, të dyja palët nënshkruan 'Memorandumin e bashkëpunimit për ndërtimin e përbashkët të 'Një brez, një rrugë' dhe të 'Dy korridore e një unazë''. Sipas deklaratës së përbashkët të publikuar nga të dy vendet, pala vietnameze është e gatshme që së bashku me palën kineze të realizojnë dokumentet e bashkëpunimit mbi nismën 'Një brez, një rrugë' dhe nismën 'Dy korridore dhe një unazë' të nënshkruara nga dy vendet. Të dy palët do të përcaktojnë sa më parë fushat me përparësi, drejtimet e rëndësishme dhe projektet konkrete dhe do të nxitin komunikimin lidhur me politikat, lidhjet inflastrukturore, liberalizimin e tregtisë, shkëmbimin e kapitaleve, lidhjet mes dy popujve, si dhe do të krijojnë kushtet për rritjen e cilësisë së bashkëpunimit të gjithanshëm strategjik mes të dy vendeve."

Gjatë vizitës në Laos, presidenti Xi Jinping dhe liderët laosianë arritën unanimitet mbi ndërlidhjen e nismës "Një brez, një rrugë" me strategjinë e Laosit "Nga vend i mbyllur në vend të ndërlidhur". Lidhur me këtë, zëdhënësi Geng Shuang theksoi:

"Gjatë vizitës së presidentit Xi Jinping në Laos, të dyja palët nënshkruan dokumentet e bashkëpunimit mbi ndërtimin e korridorit ekonomik midis Kinës e Laosit dhe ranë dakord të përshpejtojnë zbatimin e projekteve kryesore, si korridori ekonomik Kinë-Laos dhe hekurudha midis Kinës e Laosit. Do të ngrihen më tej përmasat e niveli i bashkëpunimit tregtar mes të dy vendeve dhe do të nxitet përplotësimi i ndërsjellë i epërsive ekonomike të tyre." (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore