Rritet niveli i dioksidit të karbonit, shqetësohen shkencëtarët

2017-11-14 11:47:36 CRI Komenti juaj Printoni

Emetimet globale të dyoksidi i karbonit (CO2 ) më 2017 parashikohen të rriten me 2 për qind këtë vit.

Kjo do t'i japë fund një periudhe trevjeçare gati pa rritje.

Projekti Global i Karbonit, një konsorcium ndërkombëtar kërkimor, ka analizuar dhe raportuar mbi shkallën e emetimeve të CO2 që nga viti 2006.

Prodhimi i karbonit është rritur me rreth 3% në vit në atë periudhë, por rritja në thelb ka rënë ose ka mbetur e sheshtë midis 2014 dhe 2016.

Sipas studimit, emetimet e karbonit shkaktuar nga djegia e karburanteve fosile, do të arrijnë një rekord të lartë gjatë këtij viti.

Hartuesit e raportit paralajmëruan se po bëhet shumë e vështirë mbajtja e nën 2 gradë Celsius e normës së rritjes vjetore të temperaturës, ndërkohë që 1.5 gradë Celsius është e pamundur.

Mrekulli
Lajmet Kryesore