Shqiptarët "pushtojnë" MTV European Music Awards

2017-11-14 10:49:13 CRI Komenti juaj Printoni
Shqiptarët pushtuan mbrëmjen "MTV European Music Awards". Rita Ora elektrizoi skenën si prezantuese e ceremonisë së MTV EMA, Dua Lipa fitoi çmimin e madh të "Artistes më të mirë të re", ndërsa Ermal Meta mori çmimin e "Veprës më të mirë italiane".

Dua Lipa, nga ana tjetër, mori një vlerësim që vjen pas suksesit te hitit të saj "New Rules", i cili ka arritur më shumë se gjysmë miliardë klikime vetëm në "YouTube". Këngëtarja kosovare nuk ishte e pranishme në ceremoni për shkak të koncerteve që po zhvillon në Amerikë, por falenderimet e saj për nderimin e bërë i përcolli në "Twitter".

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan ka uruar këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, për çmimin e fituar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve 'MTV Europe Music Awards".

Khan është një fans i muzikës së 22-vjeçares, ndërsa nuk ka munguar në koncertet e saj.

Në rrjetin social në Twitter, kryetari i Bashkisë së Londrës ka postuar një mesazh urimi për Duan. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore