Turqi, fillon gjykimi i çështjes së sulmit terrorist në aeroportin e Stambollit

2017-11-14 10:40:20 CRI Komenti juaj Printoni

Një gjykatë e Stambollit filloi të hënën gjykimin e çështjes së sulmit terrorist që ndodhi në qershor të vitit 2016 në aeroportin Ataturk.

Sipas agjencisë turke të lajmeve Anatolia, të dyshuarit akuzuan për orvatje për prishjen e rendit të kushtetutës, vrasje, si dhe për anëtarësimin dhe krijimin e organizatave terroriste. Nëse ata do të shpallen fajtorë, do të dënohen përkatësisht me mbi tre mijë vjet burgim.

Njoftohet se krahas shtetasve turq, mes të dyshuarve të arrestuar edhe shtetas rusë, tunizianë, egjiptianë, algjerianë dhe sirianë, ndërsa katër të tjerë ndodhen në arrati.

Më 28 qershor 2016, aeroporti Ataturk sulmua nga tre atentatorë vetëvrasës që shkaktuan 45 të vrarë përfshirë edhe shtetas të huaj. Megjithëse asnjë organizatë nuk e mori përsipër përgjegjësinë për këtë sulm, qeveria turke mendon se ai u orkestrua nga Shteti Islamik. (Wang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore