Kryeministri Li mbërrin në Manila për takimin e liderëve Kinë-ASEAN

2017-11-13 10:50:17 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang mbërriti në Manila të Filipineve për një vizitë zyrtare dhe për një seri takimesh të tjera të nivelit të lartë mbi bashkëpunimin e Azisë Lindore.

Gjatë qëndrimit të tij pesëditor, kryeministri Li do të marrë pjesë në takimin e udhëheqësve Kinë-ASEAN, si dhe në sesionet 10 +3 me Japoninë dhe Korenë e Jugut, si dhe në Samitin e Azisë Lindore.

Ky vit shënon 50-vjetorin e krijimit të ASEAN-it dhe 20-vjetorin e konceptit 10 + 3.

Këshilltari kryesor pranë Qendrës Kërkimore të Malajzisë, Hu Yishan, tha se marrëdhëniet Kinë-ASEAN janë forcuar ndër vite.

"Mund të shohim gjithashtu më shumë ndërveprim midis njerëzve si dhe shtim të mirëkuptimit midis dy palëve. Përsa i përket arsimit, shumë studentë kinezë kryejnë studimet në Azinë Juglindore dhe shumë studentë nga Azia Juglindore studiojnë në universitetet kineze".

Hu Yishan shtoi se shpreson që këtë vit të ketë përparim në negociatat për përmirësimin e Zonës së Tregtisë së Lirë midis Kinës dhe ASEAN-it.

"Më e rëndësishmja është që duhet të thellojmë dhe përditësojmë marrëveshjen e nënshkruar mbi Tregtinë e Lirë Kinë-ASEAN, pavarësisht uljes së tarifave dhe barrierave jo tarifore. Gjithashtu shpresojmë të forcojmë bashkëpunimin në fusha të tjera, përfshi në sektorin e shërbimeve".

Bëhet e ditur se kryeministri Li Keqiang ka të gatshme 30 propozime të reja për takimet në Manila lidhur me sigurinë ushqimore, uljen e varfërisë, turizmin dhe luftën kundër korrupsionit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore