Xi Jinping mban fjalim në Takimin e 25-të Jozyrtar të Liderëve të APEC-ut

2017-11-12 09:47:11 CRI Komenti juaj Printoni

Të shtunën u zhvillua në Da Nang të Vietnamit Takimi i 25-të Jozyrtar i Liderëve të APEC-ut. Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë në këtë takim dhe mbajti fjalimin me titullin "Shkruajmë së bashku fazën e re të bashkëpunimit dhe të sukseseve të përbashkëta të Azi-Paqësorit". Xi theksoi se palët e ndryshme në Azi-Paqësor duhet të nxitin krijimin e risive e të zgjerojnë hapjen ndaj botës. Ato gjithashtu duhet të zbatojnë parimin e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe të pasurojnë përmbajtjen e marrëdhënieve të partneritetit.

Xi vuri në dukje në fjalimin e tij se para tre vjetëve u diskutua në Pekin plani i bashkëpunimit i Azi-Paqësorit. Që prej atëherë, ekonomia botërore është rigjallëruar më tej dhe besimi tek ajo është forcuar. Duhet të shikojmë se ekonomia botërore ka pasur ndryshime të mëdha e të thella, vuri në dukje Xi, duke shtuar se palët e ndryshme në Azi-Paqësor duhet të nisen nga situata të tanishme, për të çuar në një fazë re zhvillimi në mbarë botën.

Tema e Takimit Jozyrtar të Liderëve të APEC-ut këtë vit ishte "Krijimi i dinamizmit të ri, nxitja e së ardhmes së përbashkët". Liderët e ekonomive të ndryshme shkëmbyen mendime çështje të tilla si shtimi i risive në epokën digjitale, punësimi gjithëpërfshirës e i vazhdueshëm, krijimi i një të ardhmeje të përbashkët etj.

Në fund u publikua "Deklarata e Takimit të 25-të Jozyrtar të Liderëve të APEC-ut". (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore