2017-11-10 20:23:20 | xinhua | Komenti juaj | Printoni |
Kina do të krijojë një mekanizëm të formimit të çmimeve para vitit 2020 që orientohet më shumë nga tregu.
Njoftimin për thellimin e reformës së sistemit të çmimit e bëri të premten Komisioni kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës i Kinës.
Komisionit thekson se në lidhje me sektorët e monopolizuar, qeveria do ta heqë gradualisht kontrollin, duke i lejuar prodhuesit të kenë hapësirë "të arsyeshme" fitimi.
Industritë kryesore të monopolizuara përfshijnë transmetim dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, gazit natyror dhe transportin hekurudhor, për të cilat, Komisioni do të bëjë monitorim të kostos dhe mbikëqyrje të çmimit.
Vitet e fundit, qeveria kineze ka ndërmarrë vazhdimisht reforma për sistemin e çmimeve për sektorët e monopolizuar, duke e lejuar tregun të luajë një rol më të madh. (Zhang Yan)