Presidenti Trump fillon vizitën shtetërore në Kinë

2017-11-08 15:46:20 xinhua Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së Donald Trump mbërriti sot në Kinë, etapa tjetër e turneut të tij aziatik.

 

Kjo është vizita e tij e parë në Kinë. Trump është gjithashtu udhëheqësi i parë i huaj që e viziton Kinën pas Kongresit të 19-të të PKK-së.

Gjatë qëndrimit treditor në Pekin, presidenti Trump do të takohet me homologun e Kinës Xi Jinping si dhe me udhëheqës të tjerë.

Xi dhe Trump do të zhvillojë bisedime të rëndësime strategjike me interes të ndërsjellë.

Sipas zv./ministrit të Jashtëm të Kinës, Zheng Zeguang, të dy udhëheqësit do të diskutojnë për arritjen e një konsensusi të ri, forcimin e miqësisë dhe të mirëkuptimit si dhe nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat.

Ky takim i radhës në Pekin do të jetë i treti mes dy udhëheqësve. Më parë gjatë këtij viti ata janë takuar në prill në Mar-a-Lago të Floridës dhe në Hamburg të Gjermanisë në korrik gjatë samitit të G20-s. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore