2017-10-27 10:12:09 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti i Kinës Xi Jinping telefonoi të enjten homologun e tij rus Vladimir Putin. Gjatë bisedës, Putin shprehu urime të përzemërta për mbylljen me sukses të Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së dhe për rizgjedhjen e Xi Jinping si sekretar i përgjithshëm i KQ-së të PKK-së.
Putin vlerësoi Mendimin e Xi Jinping-ut mbi Socializmin me Karakteristika Kineze për një Epokë të Re. Ai tha se rezultati i zgjedhjes ka treguar plotësisht prestigjin politik të Xi Jinpingut dhe se kursi i parashtruar nga Xi për shpejtimin e zhvillimit ekonomiko-shoqëror të Kinës dhe për konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të Kinës ka marrë miratim të gjerë. Putin shprehu bindjen se vendimi i Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së do të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit të gjithanshëm të partneritetit strategjik.
Ai shpresoi në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Rusisë dhe Kinës në fusha të ndryshme për të nxitur bashkëpunimin konstruktiv dypalësh për zgjidhjen e çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare.
Presidenti Xi pasi e falenderoi homologun rus për urimet tha se pas PKK-ja ka besimin dhe aftësinë për të udhëhequr popullin kinez të shkojë drejt rimëkëmbjes së madhe. Kjo është përgjegjësia historike dhe detyra e PKK-së. Xi Jinping theksoi se zhvillimi i Kinës nuk mund të ndahet nga bota. Rusia është një partnere e rëndësishme strategjike e Kinës. Pavarësisht prirjeve të gjendjes ndërkombëtare, vendosmëria e Kinës për thellimin e marrëdhënieve me Rusinë nuk do të ndryshojë. Pala kineze është e gatshme që të punojë me palën ruse për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe, duke arritur sa më shumë fitore dhe duke u sjellë dy popujve mirëqënie dhe lumturi. (Du)