Kina zotohet për nxitjen e bashkëpunimit shumëpartiak

2017-10-27 09:47:04 CRI Komenti juaj Printoni

Komiteti Qendror i PKK-së u zotua për përmirësimin e bashkëpunimit shumëpartiak dhe konsultimin politik të drejtuar nga PKK-ja.

PKK-ja deklaroi se do të konsolidojë gjerësisht frontin e bashkuar patriotik dhe do të punojë së bashku me partitë e tjera dhe qarqet tregtare, me një angazhim të përbashkët për kauzën e socializmit me karakteristikat kineze.

Komiteti e bëri deklaratën përmes një letre falënderimi për të gjitha partitë jo komuniste dhe Konferederatën Pan-kineze të Industrisë dhe Tregtisë.

PKK-ja thotë gjithashtu që ajo do të vazhdojë të zbatojë parimet e bashkëjetesës afatgjatë, mbikëqyrje të ndërsjellë dhe të mbështetë partitë e tjera për rolin e tyre të duhur, për të nxitur bashkëpunimin shumëpartiak.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore