Xi: Nxitim aktivisht ndërtimin e një komuniteti fatesh të përbashkët të njerëzimit

2017-10-25 13:11:40 CRI Komenti juaj Printoni

Xi Jinping tha se se që nga hapja e Kongresit të 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, 452 partitë kryesore nga 165 vende të botës kanë dërguar 855 letra dhe telegrame urimi. 814 prej tyre janë nga presidentë, kryeministra dhe liderë të partive dhe organeve të rëndësishme. Duke përfaqësuar Komitetin e Përhershëm të PKK-së, ai shprehu falënderime të sinqerta.

Xi Jinping tha se PKK-ja dhe populli kinez e kanë përjetuar kohën e vështirë, prandaj e kuptojnë thellësisht rëndësinë e paqes dhe vlerën e zhvillimit. Populli kinez ka vetëbesim dhe do ta ruajë me vendosmëri sovranitetin, sigurinë, interesat e zhvillimit të vendit si dhe do të nxitë aktivisht ndërtimin e një komuniteti ndërkombëtar fatesh të përbashkët të njerëzimit, duke dhënë kontribut më të madh për çështjet e rëndësishme si paqja dhe zhvillimi i njerëzimit. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore