2017-10-25 12:24:15 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti i Kinës Xi Jinping u zotua për shtimin e reformave dhe të hapjes gjatë mbledhjes së të mërkurës në Pekin.
"Do të shqyrtojmë përvojën tonë dhe do të ndërtojmë momentin e mirë për të vazhduar modernizimin e sistemit të Kinës dhe kapacitetin për qeverisje dhe do të bëjmë përpjekje të vendosura për të thelluar më tej reformën dhe për të hapur Kinën më shumë ndaj botës", tha Xi.
Viti i ardhshëm shënon 40-vjetorin e nisjes së reformës dhe hapjes, tha Xi.
Reforma dhe hapja janë masa të domosdoshme që i japin formë të ardhmes së Kinës. 40 vjetët e reformës dhe hapjes kanë mundësuar që populli i Kinës të ketë një jetë më të mirë, tha Xi.
(Zhan Dian)