2017-10-25 12:20:28 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në pesë vitet e ardhshme zhvillimi i Kinës do të kalojë nëpër disa shtylla kryesore, tha të mërkurën sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping.
"Ndërsa shikoj përpara pesë vitet e ardhshme, dalloj disa pika e shtylla të rëndësishme," tha Xi, duke nënvizuar se periudha midis Kongresit të 19-të dhe të 20-të kryqëzon dy objektiva të shekullit.
"Jo vetëm që duhet të arrijmë objektivin e parë të shekullit, por gjithashtu duhet të përgatitemi për arritjen e objekti të dytë," shtoi ai.
"Pas dekadash pune të vështirë, socializmi me karakteristika kineze ka hyrë në një epokë të re. Në këtë kontekst të ri, duhet të kemi një vështrim të ri dhe më e rëndësishmja, të shënojmë arritje të reja", tha ai.
(Xu Guang/Leftion Peristeri)