Xi Jinping-u rizgjidhet sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së

2017-10-25 12:07:31 CRI Komenti juaj Printoni

Plenumi i parë i Komitetit Qendror të legjislaturës së 19-të rizgjodhi të mërkurën në mëngjes zotin Xi Jinping si sekretar të përgjithshëm të Partisë Komuniste të Kinës.

Plenumi i parë zgjodhi gjithashtu anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror, anëtarët e Komitetit të Përhershëm, miratoi anëtarët e Sekretariatit të Komitetit Qendror si dhe përcaktoi anëtarët e Komisionit Qendror Ushtarak.

Plenumi miratoi gjithashtu sekretarin, nënkryetarin dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Inspektimit Disiplinor. (Vera/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore