Pekin, prezantohen anëtarët e rinj të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike

2017-10-25 12:03:56 CRI Komenti juaj Printoni

Prezantohen anëtarët e rinj të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Anëtarët janë: Xi Jinping, Li Keqiang, Li Zhanshu, Wang Yang, Wang Huning, Zhao Leji dhe Han Zheng.

Xi Jinping u rizgjodh si sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror. Ai gjithashtu u emërua dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak.

Zhao Leji u zgjodh si sekretar i Komisionit Qendror të Inspektimit Disiplinor.

Anëtarët e rinj të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike u prezantuan para gazetarëve të mërkurën në mjediset e Pallatit të Madh të Popullit në Pekin.

Komiteti Qendror i partisë zhvilloi Plenumin e Parë më herët të mërkurën dhe zgjodhi Byronë Politike, Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike dhe sekretarin e përgjithshëm.

Të martën, Kongresi i 19-të i Partisë Komuniste të Kinës zgjodhi Komitetin e ri Qendror që do ta udhëheqë Kinën në pesë vitet e ardhshëm.

Kongresi gjithashtu miratoi ndryshimet në Statutin e Partisë dhe përfshiu në të një plan veprimi të quajtur: "Mendimet e Xi Jinping-ut mbi Socializmin me Karakteristika Kineze për Epokën e Re". (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore