Policia rrugore e Pekinit provon një robot të ri

2017-10-24 09:56:56 CRI Komenti juaj Printoni

Policia rrugore e Pekinit ka provuar një robot të ri të patrullimi në autostrada për të gjetur shkeljet e rregullave të qarkullimit.

Prova në fjalë u zhvillua të hënën në autostradën që lidh qytetin me aeroportin ndërkombëtar.

Roboti vrapon përgjatë autostradës me një shpejtësi prej rreth 5 kilometrash në orë, duke bërë fotografi dhe video për ndalim apo drejtim të paligjshëm në korsinë e emergjencave të autostradës.

Përveç kësaj, policia tha gjithashtu se roboti mund të ndihmojë edhe në punë të tjera. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore